Premierë madhështore për dokumentarin e Johan Cruyff në Amsterdam
Mbi 35 mijë persona u mblodhën në Johan Cruyff Arena në Amsterdam për të ndjekur premierën botërore të dokumentarit kushtuar jetës dhe karrierës së legjendës së futbollit me numrin 14.
Mes të ftuarve ishte edhe presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, i cili u shfaq i emocionuar gjatë eventit. Ai theksoi se pjesëmarrja masive dëshmon ndikimin e përhershëm të Cruyff në botën e futbollit.
Laporta e përshkroi ish-trajnerin dhe lojtarin si një vizionar që ndryshoi mënyrën e të kuptuarit të lojës, duke shtuar se filozofia e tij bazohej në mësimin nga çdo situatë dhe në ndërtimin e suksesit përmes lojës së bukur dhe guximit.
Ai nënvizoi gjithashtu se identiteti aktual i Barcelonës mbetet i lidhur ngushtë me trashëgiminë e Cruyff, duke e cilësuar atë si themelin e ADN-së së klubit dhe një figurë që do të mbetet përgjithmonë në zemrën e tij.
Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë
Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës
Edhe Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën e kombëtareve
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë
- 21:52 “Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dash Shehi radhit fitoret e protestës
- 21:51 Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 21:46 “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja