Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin e qeverisjes vendore, shëndetësinë, eficiencën e energjisë, shërbimet sociale, si dhe arsimin dhe formimin profesional.
Sipas saj, bashkëpunimi zviceran shtrihet si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar. Huber theksoi se Zvicra mbështet funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, përmes mbështetjes për Parlamentin, këshillat bashkiakë dhe organizatat e shoqërisë civile.
“Të gjitha këto janë instrumente të rëndësishme për funksionimin e demokracisë, ku qytetarët mund të shprehin shqetësimet e tyre. Njëkohësisht, është e domosdoshme të ketë institucione të forta dhe funksionale”, tha ajo.
E pyetur nëse protestat e fundit mund të ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja nënvizoi se Zvicra nuk është vend anëtar i BE-së dhe për këtë arsye nuk mund të mbajë një qëndrim mbi këtë çështje.
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë
- 21:52 “Qeveria po përçan dhe bullizon protestuesit”, Dash Shehi radhit fitoret e protestës