“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

22 Qershor 2026 | 22:28

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë qytetarë me motive dhe interesa të ndryshme.

Duke komentuar protestat, Faik Basha u shpreh se në bulevard gjenden jo vetëm aktivistë politikë, por edhe qytetarë që dalin për arsye sociale apo për të shprehur qëndrime mbi çështje të ndryshme.

“Ne sot nuk mund të analizojmë qytetarët në tërësi, sepse ne thamë: aty ka dhe qytetarë… ka njerëz që dalin për ecje mbasdite aty. Dalin për ecje, e kanë bulevardin, është krijuar një hapësirë dhe një mundësi që qëndron diku pesë-gjashtë orësh bosh mbasdite dhe ka qytetarë të cilët dalin bëjnë dhe ecjen e darkës.

Aty ka qytetarë të cilët dalin dhe protestojnë për hallet e tyre. Aty ka qytetarë që protestojnë edhe për hallet e Iranit. Aty ka qytetarë që protestojnë edhe për hallet e grekut. Aty ka qytetarë që protestojnë edhe për Rusinë, edhe për Serbinë. Pra, aty ka edhe të Partisë Demokratike”, tha ai.

Deklaratat e Bashës sollën reagimin e ish-deputetit Dashamir Shehi, i cili e akuzoi atë për një qasje që, sipas tij, i ngjan mentalitetit të strukturave të vjetra të sigurimit të shtetit.

“A të ngel hatri me të thënë që ti qenke sigurims i vjetër? Mund të jesh patronazhist, unë nuk e di. Mentalitetin ti e ke sigurims. Ti do me i nxjerrë që ato janë një tufë maskarenjsh?”, thekson Shehi.

Në përgjigje të kritikave, Faik Basha hodhi poshtë krahasimet dhe nënvizon se protestat e të rinjve nuk janë një fenomen i ri në Shqipëri.

“Unë kam lindur kur ka vdekur Enver Hoxha. Çfarë është gjithë kjo lloj analize? Gjithmonë ka pasur protestë rinore, nuk është hera e parë që dalin të rinjtë në protestë”, tha eksperti Faik Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026