Plani 15-pikësh i SHBA-së, zyrtari iranian: Kërkesat e Trump janë të tepruara

25 Mars 2026 | 15:40

Irani ka shqyrtuar propozimin me 15 pika të presidentit Donald Trump dhe “i konsideron kërkesat të tepruara”, sipas një zyrtari iranian.

“Irani do t’i japë fund luftës në një kohë që e zgjedh vetë, vetëm nëse plotësohen kushtet e tij. Irani nuk do të lejojë që presidenti amerikan Trump të diktojë kohën e përfundimit të luftës”, është shprehur ai.

Ai shtoi se Teherani i ka komunikuar SHBA-së përmes një ndërmjetësi se do të vazhdojë të mbrojë veten, duke përcaktuar pesë kushte në të cilat Irani do t’i jepte fund luftës:

1-Ndalimi i “agresionit dhe atentateve”.

2-Mekanizma konkretë për të garantuar që Irani nuk do të sulmohet sërish.

3-Pagesa e dëmeve të luftës dhe reparacioneve.

4-Përfundimi i luftës në të gjitha frontet dhe për të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në rajon.

4-Njohje ndërkombëtare dhe garanci lidhur me autoritetin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Kjo vjen pasi zyrtarët pakistanezë konfirmuan më herët se Irani kishte marrë propozimin amerikan me 15 pika për përfundimin e sulmit SHBA-Izrael.

Trump kishte pretenduar se SHBA po negocionte me Iranin për një armëpushim, duke thënë se Uashingtoni po fliste me “njerëzit e duhur” në Iran dhe se “ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”.

Por zyrtarët iranianë e kanë mohuar vazhdimisht se po negociojnë me SHBA-në. Sot, një zëdhënës ushtarak tha me ironi se SHBA po negocion me vetveten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re 

Udhëheqësi i opozitës turke, Ozgur Ozel, tha të martën se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij dhe do të formonte një parti të re,...
09:19 | 22/07/2026

Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi masiv me dron në Rajonin Krasnodar të Rusisë jugore, sipas...
09:09 | 22/07/2026

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Për vite të tëra, politikanët në Uashington e kanë parë Azinë kryesisht përmes prizmit të Tajvanit, Detit të Kinës Jugore dhe rritjes së fuqisë ushtarake...
09:06 | 22/07/2026