Lufta në Lindjen e Mesme, Putin: Pasojat mund të jenë po aq serioze sa pandemia

26 Mars 2026 | 13:46

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se është e vështirë të parashikohen pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, por disa e kanë krahasuar ndikimin e mundshëm me atë të pandemisë COVID-19.

“Konflikti po shkakton dëme të konsiderueshme në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, prodhimin dhe shpërndarjen, ndërsa ushtron presion të madh mbi kompanitë e hidrokarbureve, metaleve dhe plehrave”, tha Putin, duke iu drejtuar biznesmenëve në Moskë.

“Pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme janë ende të vështira për t’u parashikuar me saktësi”, shtoi ai. “Më duket se edhe ata që janë të përfshirë në konflikt nuk mund të parashikojnë asgjë vetë. Për ne është edhe më e vështirë”, theksoi ai.

“Megjithatë, tashmë ka vlerësime se ato mund të krahasohen me epideminë e koronavirusit”, vuri në dukje Putin. “Dua të kujtoj se pandemia ka ngadalësuar ndjeshëm zhvillimin e të gjitha rajoneve dhe kontinenteve, pa përjashtim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

Irani tha të hënën se nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim, pasi Teherani mbetet i...
20:47 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mund të jetë një nga kandidatët për postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pas përfundimit të mandatit të...
19:54 | 29/06/2026