Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Soreca: Duhen prokurorë të specializuar për hetimet
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se duhet të ketë prokurorë më të specializuar sa i takon çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore.
Deklaratën, kryediplomati e dha gjatë konferencës “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, të organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri.
Sipas tij, strategjia për të luftuar këtë lloj krimi, kërkon nevojën për të përfshirë në luftë edhe shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, e që në shumicën e rasteve janë vende tranzit që përdoren për trafikimin e qenieve njerëzore.
“Aksesi në drejtësi është i një rëndësie të veçantë”, – u shpreh Soreca teksa theksoi se duhet të ketë dënime përfundimtare nga gjykatat për trafikantët që kryejnë të tilla krime të tmerrshme.
Ndërkaq, ambasadori solli në vëmendje nevojën për më shumë mbështetje financiare për strehimin e viktimave të trafikimit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ambasadorja Kim: Kush ka kryer trafik të qenieve njerëzore do t’i ndalohet hyrja në SHBA
- Këshilli i Europës publikon raportin mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore në Shqipëri
- Trafikimi i qenieve njerëzore, drejtorja e ‘GRETA’-s: Shqetësimi ynë, pandëshkueshmëria e autorëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta