Berisha: Narkoshteti i Ramës nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë dhe botë

27 Mars 2026 | 15:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama si krijues i narkoshtetit në vend.

Sipas tij, Shqipëria është në hartën e rëndësishme të drogës në Evropë. Ai ka hedhur akuza se furnizuesit më kryesorë të kokainës në Evropë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Ramën.

“Pas ndërgjegjësimit të shqiptarëve, pas denoncimeve zyrtare dhe mediatike të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit, Evropës dhe më gjerë. Pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematikat e mëdha të karteleve të drogës dhe lidhjeve të këtyre karteleve, Edi Rama ktheu dje përgjigje.

Vendet, të cilat na përmendin drogën, të shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne. Kjo është tipike përgjigjja e një padrinoje. Kjo është tipike përgjigjja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq, i cili pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq, fajëson të tjerët për çka është autor dhe përgjegjës kryesor.

Është e vërtetë se droga dhe trafiku i drogës është një fenomen botëror, është një fenomen evropian dhe botëror, por është e vërtetë se në hartën e drogës në Evropë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama.

Është e vërtetë se droga është një problem për të gjitha vendet, por është e vërtetë nga ana tjetër se droga, apo se vendet e tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kanabisit.

Është e vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, por është po kaq e vërtetë se furnizuesit më kryesorë të kokainës në Evropë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën.

Janë klanet shqiptare të drogës transportuesit kryesorë. Është e vërtetë se droga përbën një problem për rendin dhe sigurinë, por e vërteta është se sot ka vetëm një vend në Evropë, në të cilin ministri i Brendshëm dhe superministri të jetë gjetur i implikuar si trafikant dhe të ketë lëshuar antimafia italiane mandat arresti për Saimir Tahirin e Edi Ramës.

Është e vërtetë se si në asnjë vend tjetër të Evropës, vëllai i kryeministrit është byrazer me trafikantët dhe është gjetur në dhjetëra raste komunikimi dhe bashkëpunimi me ta”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026