Fotoja më e bukur e javës, UEFA përzgjedh festimin e golit të Florent Muslijes

27 Mars 2026 | 16:21

UEFA ka postuar një foto në “X” ndërsa e ka përzgjedhur si foton më të bukur të javës. UEFA përzgjodhi momentin e festimit të golit të Florent Muslijes i cili në minutën e 60′ shënoi golin e 3-të për Dardanët duke iu prishur festën vendasve dhe duke ndezur festën për Kosovën.

Kjo foto vendos Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. Mbrëmjen e së enjtes Kosova dhuroi spektakël në Sllovaki duke shënuar 4 gola dhe duke i rrëmbyer vendasve fitoren dhe ëndrrën amerikanë për në Botëror.

Kreshnik Hajrizi pak minuta pas Muslijes çoi rezultatin në 4-2 kundër Sllovakisë në minutën e 72′ duke e gjetur portierin të papërgatitur. Strelec në minutën e 94′ shënoi golin e 3-të për vendasit por pa rezultat pozitiv pasi fitoren e mori Kosova e cila do të përballet me Turqinë pas fitores ndaj Rumanisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij

Ylli brazilian Neymar po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Sipas raportimeve të...
11:02 | 09/07/2026

FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit

FIFA ka nisur një hetim pas pretendimeve për abuzim racist ndaj influencuesit amerikan të rrjeteve sociale, IShowSpeed, gjatë ndeshjes Argjentinë–Kepi i Gjelbër në Kupën e...
19:12 | 08/07/2026

FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash

Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll po e shijon suksesin në Kupën e Botës. Por një dramë po zhvillohet prapa skenave. Autoritetet amerikane kanë nisur një...
17:54 | 08/07/2026