GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala.
Ish-zyrtari lokal u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove dhe 5 vite mos ushtrim të funksioneve publike. Më 24 shkurt të këtij viti, GJKKO gjeti fajtor z. Lala pas akuzave të SPAK për “shpërdorim detyre”.
Adem Lala u shpall fajtor për përfshirje në privatizimin në mënyrë të padrejtë të një prone publike të Bashkisë Has gjatë periudhës kur ushtronte detyrën.
I zgjedhur si përfaqësues i koalicionit PS-LSI, z. Lala ka drejtuar Hasin prej vitit 2015 deri në vitin 2019. Me profesion ish-ushtarak, ai ka qenë për dy mandate edhe kryetar i komunës Golaj, në Kukës.
Adem Lala është zyrtari i parë nga pushteti vendor që u mor në hetim nga SPAK. Çështja ndaj tij nisi fillimisht nga prokuroria e Kukësit e më pas iu transferua SPAK-ut, e cila më 18 qershor të vitit të kaluar e pati thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me akuzat e ngritura.
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret