Lufta në Iran, Australia ofron transport publik falas për të përballuar çmimet e larta të karburanteve

29 Mars 2026 | 11:23

Transporti publik do të bëhet falas në dy shtete australiane për shkak të rritjes të karburantit nga lufta në Iran.

Udhëtarët në Viktori do të mund të përdorin trenat, tramvajet dhe autobusët pa pagesë për një muaj duke filluar nga 31 marsi, në një masë që është përshkruar si “përkohshme” për të kompensuar rritjen e çmimeve të karburantit. Ndërkohë, në Tasmani, tarifat për autobusët dhe tragetet janë hequr nga 30 marsi deri më 1 korrik.

Që nga shpërthimi i luftës në Iran, rrjedha e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është shumë e kufizuar dhe çmimet e karburantit kanë shkuar lartë në Australi dhe në rajonin më të gjerë të Azisë-Paqësorit.

Çmimet e karburantit në Australi janë rritur nga mesatarja prej 1.70 dollarë për litër para luftës në rreth 2.50 dollarë për litër në disa pika karburanti, raporton media lokale.

Kryeministrja e Viktorisë, Jacinta Allan, tha të dielën se ofrimi i transportit publik falas do ta bënte më të përballueshëm për njerëzit të zgjedhin transportin publik në vend të makinës.

“Kjo është një masë e përkohshme për të ndihmuar me kostot e jetesës, do të ulet presioni mbi pompën dhe do t’ju ndihmojë të kurseni,” tha ajo.

Kryeministri i Tasmanisë, Jeremy Rockliff, tha se banorët e shtetit po zgjidhnin gjithnjë e më shumë transportin publik në vend të makinës, me një rritje prej 20% të përdorimit vetëm gjatë javës së fundit.

“Ne e dimë që rritja e çmimit të karburantit po ndikon në buxhetin familjar, dhe për këtë arsye kemi marrë sërish veprime të forta dhe vendimtare për të mbrojtur banorët e Tasmanisë,” tha ai.

Në të gjithë Australinë, disa pika karburanti kanë mbetur pa rezervë për shkak të blerjeve panik dhe mungesave, veçanërisht në rajone të largëta.

Shteti gjithashtu ka nisur lirimin e naftës dhe dieselit nga rezervat e brendshme për të lehtësuar mungesat që ndikojnë në zinxhirët e furnizimit rural, minierat dhe bujqësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 160 të burgosur lufte secila

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, të premten. Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në...
14:34 | 26/06/2026