Foda: I njoh pikat e dobëta të Turqisë, shanset janë të barabarta! Ta mbajmë “kokën në vend”

30 Mars 2026 | 14:24

Kosova është pranë historisë teksa nesër në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, pret Turqinë në ndeshjen për finalen e play off-it për të shkuar në Botëror.

Në prag të këtij dueli kaq të rëndësishëm, trajneri Franko Foda doli në konferencën e zakonshme për shtyp dhe deklaroi se ka besim te ekipi i tij, ndërsa shtoi se shanset për të kaluar më tej janë të barabarta.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individualë si Jildiz, Gyler e Çalhanoglu, janë kualitativ, por dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat për të kaluar më tej janë 50 me 50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Intersi shumë i lartë – Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh dobësitë edhe forcën e Turqisë, si dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të performojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm”, tha Foda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026