PS propozon komision për Reformën Kushtetuese dhe sistemin zgjedhor
Këtë të martë është mbledhur Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, ku Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore sipas modelit të mëparshëm.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Kushtetuese, që do përfshijë edhe çështjet që lidhen me sistemin zgjedhor.
Damian Gjiknuri, shpreh vullnetin për të diskutuar ndryshime të mundshme, përfshirë edhe rishikimin e numrit të deputetëve. Ai theksoi se këto çështje mund të trajtohen të përmbledhura në një komision tjetër përbashkët.
Deklarata e Gjiknurit:
“Nëse do të ketë dëshirë nga ana juaj, ne kemi hedhur një dëshirë, për ndryshim të numrit të deputetëve, që tani po e them që këto çështje ti përmbledhim në një komision tjetër të Reformës Kushtetuese bashkë me sistemin.
Nëse do shikohet paketa Kushtetuese, të shikohet e plotë. Nëse dëshironi hajde të gjejmë konsensus për çështje që iu interesojnë ju dhe çështje që na interesojnë ne”, thekson Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit, referendumi nuk është objekt i këtij komisioni, por mbetet një çështje që mund të diskutohet më tej mes palëve. Në përfundim, Gjiknuri bëri thirrje për bashkëpunim mes palëve.
“Sa i përket referendumit nuk është objekt i këtij komisioni, por do e diskutojmë dhe me ju. Por sistemi zgjedhor do kalojë me ndryshimet e tjera kushtetuese, dhe unë për këtë e jap konsensusin”, tha ai.
Gjatë mbledhjes së sotme deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar sistemin aktual zgjedhor si “toksik” për partitë politike, dhe demokracinë. Ai u shpreh se ky sistem nuk i shërben interesave të qytetarëve shqiptarë dhe pengon funksionimin normal të partive si në parlament ashtu edhe në qeveri.
Bylykbashi bëri thirrje për një diskutim të hapur politik për t’u diskutuar ato gjëra që janë të nevojshme.
Deklarata e Bylykbashit:
“Ky sistem është sistem toksik për partitë politike. Pluralizmin. Demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë qe i duhet shqiptarëve, vret funksionimin e partive në parlament dhe qeveri. Ky sistem duhet të iki patjetër. Ja ku jemi, hajde ta diskutojme. S’mund të fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid. Për çdo ndryshim me rregullat zgjedhore, duhet konsensus. E papranueshme nxitimi për referendumin. Diskutimi për referendum duhet bërë këtu në komision, jo me draftin që keni nxjerrë”, tha Bylykbashi.
Sipas Partisë Demokratike, nxitimi për zhvillimin e një referendumi është i papranueshëm.
Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival