Ramos i jep lamtumirën Realit, ish-kapiteni i “Blaugranëve” përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës
Sergio Ramos nuk arriti t’i përmbante lotët teksa i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, pas 16 sezonesh të shpenzuar në “Santiago Bernabeu”, duke u bërë kështu një prej lojtarëve ikonë të klubit madrilen.
Ramos, i cili ka luajtur 671 ndeshje me Realin duke shënuar edhe 101 gola, përfshi dhe dy në finale të Ligës së Kampionëve, ka arritur të fitojë 22 trofe me “Blaugranët”.
“Një nga momentet më të vështirë të jetës time ka ardhur, dhe nuk je kurrë i përgatitur për t’i dhënë lamtumirën Real Madridit, por tashmë kjo kohë ka ardhur. Unë shoh fytyrat e gjithsecilit dhe është e paevitueshme të prekem, pasi kam shpenzuar kaq shumë vite këtu. Falënderoj të gjithë tifozët që më kanë mbështetur në kohëra të mira dhe të këqija. Do doja që lamtumirën ta jepja nga Santiago Bernabeu, por do t’ju mbaj përgjithmonë në zemrën time”, u shpreh Sergio Ramos.
Edhe presidenti i klubit Madrilen, Florentino Perez, i cili solli Ramos te Real nga klubi i Sevijës në 2005-n për 27 milionë euro, falënderoi lojtarin për kontributin e dhënë në sigurimin e titujve dhe trofeve që e bëjnë Realin klubin më të titulluar në botë.
“I dashur Sergio, 16 vite kanë kaluar që nga momenti kur ti mbërrite këtu dhe gjatë gjithë kësaj kohe ti ke qenë pjesë thelbësore e sukseseve të klubit. Ti mbërrite kur ishe ende një fëmijë, dhe tani që kjo etapë e karrierës tënde ka ardhur drejt fundit, unë ndihem krenar për atë që ti ke arritur dhe për trofetë që ke fituar. Për vite me radhë ke qenë një pikë referimi për tifozët tanë dhe padyshim je një ndër legjendat e paharrueshme të Real Madridit”, tha Florentino Perez.
Shumë tifozë u mblodhën jashtë qendrës stërvitore të klubit Madrilen për t’i dhënë lamtumirën kapitenit.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta