Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse

1 Prill 2026 | 08:41

Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat e plota kombëtare si dhe ndarjen finale të grupeve në turneun që do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, me të kaltrit që do jenë jashtë për Botërorin e tretë radhazi.

Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut. Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.

Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë. Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.

Ky do jetë Botërori i parë ‘XXL’ ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe. Për fat të keq Shqipëria dhe Kosova u eliminuan vetëm në fazën play-off.

Grupet e Kupës së Botës 2026, gjashtë skuadrat e fundit që morën një biletë:

Çekia i bashkohet Grupit A ku janë: Meksika, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut.

Bosnje Hercegovina i bashkohet Grupit B ku janë: Kanadaja, Katari dhe Zvicra

Turqia i bashkohet Grupit D ku janë: SHBA, Paraguai dhe Australia.

Suedia i bashkohet Grupit F ku janë: Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Iraku i bashkohet Grupit I ku janë: Francë, Senegal dhe Norvegji.

Republika Demokratike e Kongos i bashkohet Grupit K ku janë: Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.

Grupet e Kupës së Botës 2026:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër

Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani 

Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi 

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite

Spanja e ka nisur vërtet fushatën e saj në Kupën e Botës. Këtë të diel në Atlanta, La Roja mposhti një skuadër të dobët të...
21:23 | 21/06/2026

Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vlerësojnë rregullat e udhëtimit të skuadrës së Iranit në Kupën e Botës , por për momentin plani fillestar mbetet në...
21:05 | 21/06/2026

Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu

Japonia ka marrë një fitore bindëse 4–0 ndaj Tunizisë në ndeshjen e 1,000-të në historinë e Kupës së Botës, duke hedhur një hap të rëndësishëm...
10:53 | 21/06/2026