Trafik telefonash dhe parash, arrestohet infermeri shqiptar i burgut në Itali

1 Prill 2026 | 12:34

Një infermier shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Shqiptari mësohet se ishte ishte infermier në burgun e Operas.

Oficerët e burgut e kishin mbajtur nën vëzhgim atë për ca kohë pas takimit me një bashkëatdhetar 44-vjeçar. Ai kishte për të marrë një “paketë” nga i burgosuri që do të dorëzohej pas hekurave. Në këtë pako u gjetën 5 telefona celularë, tre me madhësi të plotë dhe dy me madhësi mikro.

Gjithashtu u gjet një karikues dhe 1,700 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Sipas hetimeve, ato ishin të destinuara për të burgosurin shqiptar, Shemsi Karaj, i cili po vuan dënimin e tij deri në nëntor 2027. 

Korrieri dhe marrësi u arrestuan në flagrancë për bashkëpunim. Infermieri rrezikon gjithashtu të përballet me akuza për korrupsion. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle në vijën bregdetare të Vlorës, autoritetet lirojnë plazhet publike për pushuesit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat....
10:32 | 18/06/2026

Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur disa...
10:21 | 18/06/2026

Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë....
10:03 | 18/06/2026