Gjykata e Tiranës merr vendimin! Heq pezullimin nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri
Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të kreut të IMT-së Tiranë, Rigers Sheqeri dhe juristit Erlion Papa duke u caktuar masat detyrim paraqitje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Vendimi është marrë këtë të enjte gjatë vlerësimit të masave. Ndërkohë togat e zeza hoqën masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për biznesmenin Pandeli Carapuli duke lënë në fuqi masën e detyrimit për tu paraqitur teksa akuzohet për ndërtim të paligjshëm.
Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të Admir Agos administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k i cili pretendon se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme. Nga verifikimet rezultoi se kompania ndërtuese nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë.
Prokuroria e Tiranës pretendon se, megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës