“Të kishin vjedhur por jo ta vrisnin”, flet për Euronews komshia e 78-vjeçarit në Korçë

2 Prill 2026 | 14:35

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë më parë në fshatin Bulgarec të Korçës, ku gjatë një rasti vjedhjeje mbeti i vrarë një i moshuar, ka folur për kamerën e Euronews Albania komshia e 78-vjeçarit.

Komshia shprehet se Gëzim Vija, viktima e këtij rasti, ka qenë një njeri shumë i mirë dhe pa konflikte në fshat. Sakaq, ajo theksoi se gjatë grabitjes banorët e tjerë të lagjes nuk kishin dëgjuar gjë dhe se kjo ngjarje i kishte ndodhur asaj disa kohë më parë.

“E njihja dhe ishte shumë burrë i mirë, në lagje e kisha për çdo gjë. Vija bëja shatën e kalit dhe ma bënte, shumë burrë i mirë. Ai tani ishte në pension, më parë ka rregulluar makina, goma, por ishte shumë njeri i mirë. Nuk kishte konflikte. Ne u habitëm. Na erdhi shumë keq që nuk dëgjuam asnjë zhurmë. Ky rast më ka ndodhur edhe mua, që më hynë në banjë, më vodhën disa gjëra, por erdhi policia. Ndërsa më parë nuk na kanë ndodhur vjedhje. Të vidhnin, por mos e vrisnin, se ishte shumë gjynah, të merrnin gjithçka në shtëpi, por pse e vranë? Qenë ishte?,” u shpreh komshia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026