Gjendet i pajetë një i moshuar në Korçë, dyshohet se është vrarë

2 Prill 2026 | 12:21

Një ngjarje e rëndë është regjistrua pak orë më parë në fshatin Bulgarec të Korçës, ku policia ka gjetur të pajetë një person të moshuar.

Sipas raportimeve paraprake, i moshuari është Gëzim Vija, 78 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete brenda banesës së tij nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Jashtë kamerave, fqinjët thanë se kishin vënë re dritaren e thyer të banesës së 78-vjeçarit dhe hynë menjëherë brenda, ku gjetën të moshuarin të vdekur.

Ekspertiza paraprake tregon shenja dhune, nga të cilat besohet se ka ardhur vdekja e 78-vjeçarit.

Ndërkohë, policia po heton pistën e grabitjes, për shkak të dëmtimit të dritares dhe mungesës së një sasi parash dhe orendish në banesë.

Pritet që trupi të dërgohet në morg, ndërsa forcat e rendit po shqyrtojnë kamerat përreth lagjes për të mbledhur të gjitha provat e mundshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026