I shpallur në kërkim për kultivim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Divjakë

3 Prill 2026 | 09:04

Policia e Divjakës ka vënë në pranga këtë të premten një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje armësh pa leje.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi D. S., 33 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vjet burg për të dyja veprat penale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim: D. S, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026