Ndalohet takimi vjetor i Myslimanëve të Francës, policia: Shkak rritja e alarmit për sulme

3 Prill 2026 | 09:54

Franca ka ndaluar një tubim të myslimanëve që ishte planifikuar në zonën e Parisit për ditët në vijim. Shefi i policisë së Parisit, Patrice Faure tha se ky vendim u mor për shkak se përbënte një rrezik sigurie pasi vendi është nën alaram për sulme.

“Me kërkesë të Ministrit të Brendshëm Laurent Nunez, kam lëshuar një urdhër që ndalon edicionin e 40-të të Takimit Vjetor të Myslimanëve të Francës, nga 3 deri më 6 prill në Qendrën e Ekspozitave Paris-Le Bourget”, tha Faure në një postim në X.

Vendimi vjen pasi Franca rriti sigurinë në vendet e ndjeshme në të gjithë Parisin pas një sulmi me bombë të parandaluar në Bank of America zyrat fundjavën e kaluar. Policia ka përforcuar mbrojtjen rreth vendeve fetare dhe kulturore, ambienteve diplomatike dhe disa vendeve ekonomike, si dhe në të gjithë rajonin më të gjerë metropolitan.

Makhlouf Mameche, kreu i organizatës që planifikoi eventin, konfirmoi urdhrin e ndalimit dhe shtoi se organizata e tij do të paraqiste një apel ligjor kundër vendimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026