Momenti kur 2-vjeçari triumfon luftën me sëmundjen e rëndë, i shpëton jetën tezja e tij

3 Prill 2026 | 12:50

Spitali për Fëmijë i Cleveland Clinic ka publikuar disa pamje emocionuese të një 2-vjeçari, Crew Dearth, i cili gjatë ecjes në korridoret e spitalit duartrokitet për fitoren e tij ndaj kancerit të mëlçisë, shkruan The Washington Post.

Sipas Cleveland Clinic, Crew u diagnostikua me kancer të mëlçisë në fazën 4, në mars të 2025 dhe se jeta e tij ndryshoi falë një dhuruesi të gjallë, e cila ishte tezja e tij.

Pasi u njoftua se Crew kishte nevojë për një transplant të mëlçisë, tezja e Crew, Taylor, rezultoi të ishte e përshtatshme për dhurim.

“Nuk kisha menduar kurrë të isha dhuruese organi për dikë deri në diagnostikimin e Crew, por jam kaq e lumtur që pata mundësinë ta bëja,” tha Taylor.

Crew eci nëpër korridoret e spitalit për të goditur “Zilen e Guximit” për të festuar përfundimin e trajtimit të tij kundër kancerit. Nga pamjet duken të afërmit e tij, të cilët mbajnë bluza me mbishkrimin “Crew’s Fight Club”, Klubi i Luftës së Crew.

“Të ecurit me Crew për të goditur Zilen e Guximit do të thotë gjithçka për ne. Ai moment ishte i mbushur me dashuri dhe mirënjohje,” tha Nicole Dearth, nëna e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026