Dyshime se abuzoi me vajzën e birësuar, pezullohet publikimi i librit të Woody Allen
Duket se edhe regjisori, Woody Allen është në vëmendje ndaj akuzave për abuzim seksual. Botuesi i cili do të siguronte publikimin e librit të regjisorit ka vendosur të anulojë një lëvizje të tille. Libri i Woody Allen një libër autobiografik titullohet “Një propozim për asgjë”.
Hachette Book Group njoftoi anulimin pas kritikave të shumta dhe akuzave se Woody Allen abuzoi seksualisht vajzën e tij Dylan Farrow. Dhjetëra punonjës të Hachette në New York protestuan kundër vendimit të kompanisë për të botuar librin e Allen.
Në një deklaratë publikuar edhe në rrjetin social Twitter, Hachette Book Group nënvizon: “Vendimi për të anuluar librin e zotit Allen ishte i vështirë.Ne i marrim shumë seriozisht marrëdhëniet tona me autorët dhe nuk i anulojmë lehtë publikimet e librave. Ne kemi botuar dhe do të vazhdojmë të botojmë s libra sfidues. Si botues, sigurohemi që çdo ditë në punën tonë që të dëgjohen zëra të ndryshëm dhe pikëpamje kontradiktore.”
Libri i Allen ishte planifikuar të publikohej muajin tjetër. Dylan Farrow dhe vëllai i saj, gazetari Ronan Farrow, të dy kishin kritikuar planin e Hachette për të publikuar librin e babait të tyre. Vendimi ishte “thellësisht shqetësues për mua”, shkroi Dylan Farrow në Twitter në fillim të këtij muaji.
Woody Allen ka mohuar çdo akuzë se ai ka keqtrajtuar vajzën e tij të birësuar Dylan Farrow. Por akuzat kanë marrë vëmendje të re në epokën e lëvizjes #MeToo. Dhe regjisori fitues i katër çmimeve Oscar nuk i ka shpëtuar kësaj rryme.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta