Izraeli paralajmëron sulm në jug të Bejrutit

5 Prill 2026 | 11:38

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të ri për banorët në periferitë jugore të Bejrut, duke u kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre përpara një sulmi të mundshëm.

Zëdhënësi në gjuhën arabe i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se banorët që ndodhen në një ndërtesë të caktuar dhe në zonat përreth duhet të evakuohen menjëherë, pasi sipas tij ndodhen pranë një objekti të lidhur me Hezbollah.

Në një postim në rrjetin social X, ai publikoi një hartë të zonës së Ghobeiry, ku ishte theksuar me të kuqe ndërtesa që konsiderohet objektiv i mundshëm.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë prova të mëtejshme për pretendimet, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar mes frikës për një përshkallëzim të ri të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026