Aksident i rëndë rrugor në Fier-Shegan, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë (EMRI)

5 Prill 2026 | 12:50

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional FierShegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni, drejtues i një motoçiklete.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Caddy ishte duke kryer një manovër për t’u futur në anën tjetër të rrugës, me qëllim hyrjen në banesë. Në të njëjtën kohë, motoçikleta që po lëvizte në të njëjtën korsi ka tentuar një parakalim, duke u përplasur me automjetin.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin 6e plotë të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake nga policia, shkak dyshohet të jetë manovra e parakalimit nga ana e motoçikletës, ndërsa automjeti tip Caddy  ishte në proces kthimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026