Pastrimi i kanalit të ujërave të larta në Vlorë, IMT shemb dy godina
Dy banesa të ndërtuara mbi kanalin e ujërave të larta në qytetin e Vlorë janë prishur këtë të martë, pasi shkaktonin probleme serioze në funksionimin normal të kanalit dhe rrezikonin përmbytje në zonë.
Aksioni u realizua nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Në terren ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini e cila deklaroi se ndërhyrja ka për qëllim lirimin e plotë të kanalit dhe rikthimin e funksionimit normal të tij, duke parandaluar përmbytjet. Ajo shtoi se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në pastrimin përfundimtar të kanalit nga çdo ndërtim i paligjshëm.
Familjet e prekura do të trajtohen me mbështetje sociale, përmes bonusit të banesës dhe programeve të strehimit social, bëri të ditur kryetarja e bashkisë.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia