Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes së Tropojës, 4 deputetët e PD thirren në GJKKO si dëshmitarë

7 Prill 2026 | 11:22

Katër deputetët demokratë, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati janë thirrur në GJKKO si dëshmitarë në procesin ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj e akuzuar për korrupsion. Hetimi ndaj ish-kryebashkiakes nisi në bazë të një kallëzimi të deputetëve demokratë.

Gjatë dëshmisë së dhënë nga deputetja Elda Hoti shpreh qëndrimin që vazhdon të mbajë grupi i deputetëve të PD-së lidhur me kallëzimin e bërë. Ajo thekson se kallëzimet janë bërë në bazë të provave.

“I qëndroj kallëzimit që ne kemi bërë si grup. I qëndroj kallëzimit tim që zonja ka shpërdorur detyrën. Ccdo shpjegim e kemi dhënë në kallëzim. Ne jemi deputetë të Republikës, nuk ka ndodhur kurrë që ne të thirremi si dëshmitarë. Ka një grup aty që mbledh faktet dhe ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike bëjmë kallëzime. Unë i qëndroj kallëzimit. Verifikime në terren janë bërë, nuk bëhet kallëzim pa fakte dhe prova.

Unë personalisht nuk kam shkuar në Tropojë që ta shoh. Ne nuk kemi ardhur për tu tallur këtu. Sot për respekt të gjykatës jemi një grup deputetësh këtu. Nuk kam qenë në Tropojë të verifikoj është ndërtuar apo jo ura , apo se me çfarë materialesh është ndërtuar. Ndërtuesi Rrok Gega e ka pranuar vetë që Zyra Islamaj ka ndëryrë për ndërtimin e urës për motrën e saj”, tha në dëshminë e saj Hoti.

Ndërkohë, në dëshminë e tij, Gazmend Bardhi ka theksuar se pas kallëzimit të grupit parlamentar demokrat, verifikimet i takojnë Prokurorisë.

“Ne kemi kallëzuar për shpërdorim detyre nënkryetarin e Bashkisë Tropojë, pas informacioneve publike të bëra në një emision investigativ. Verifikimet përkatëse janë detyrë e organit të prokurorisë”.

Dëshmitari tjetër i thirrur nga gjykata ishte Bledion Nallbati.

“Referuar një emisioni është bërë një kallëzim nga grupi parlamentar i PD. Kemi parë faktet e publikuara në media dhe është bërë kallëzimi. S’kam pse të bej verifikim për urën”.

Nga ana tjetër,  Xhelal Mziu përforcoi më tej se kallëzimin e kanë parë të arsyeshëm pasi sipas tyre, është një vepër penale e kryer nga ana e nënkryetarit të Bashkisë Tropojë, ajo e shpërdorimit të detyrës.

 “Duke u bazuar në emisionin investigativ kemi parë të rëndësishme që dyshohej për një vepër penale “shpërdorim detyre”. Në këtë kontekst unë dhe disa kolegët e mi kemi bërë një kallëzim. Ne nuk kemi mjaftueshëm kohë të shkojmë të bëjmë verifikime në Tropojë”, tha ai.

SPAK e akuzon Islamajn se ka ndërhyrë te ndërtuesi Gega për të ngritur një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Sipas SPAK, Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026