U liruan nga burgu në Iran, çifti francez mbërrin në Paris! Rrëfejnë tmerret që përjetuan në 3 vite

8 Prill 2026 | 15:43


Dy francezë që kaluan më shumë se tre vjet në një burg iranian u kthyen në Francë të mërkurën, duke rrëfyer tmerret e përditshme që përjetuan.

Cecile Kohler dhe Jacques Paris u mirëpritën në shtëpi nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Duke folur me gazetarët, Kohler tha se ata kishte jetuar tmerre të përditshme në burgun famëkeq Evin në Teheran dhe falënderoi të gjithë ata që kishin ndihmuar për të siguruar lirimin e tyre.

“Na mbajtën në kushte jashtëzakonisht të vështira”, tha ai, duke shtuar se ato ishin padyshim çnjerëzore.

Ata theksuan se u lidheshin sytë sa herë që dilnin nga qelitë e tyre.

“Kjo duhet t’ju japë një ide për kushtet që na janë imponuar. Padyshim që një nga qëllimet e tyre ishte të na shkatërronin. Sot mund t’ju themi se ky është një fillim i ri për ne. Ne nuk jemi të thyer,” tha Paris.

Kthimi i Kohler dhe Paris mund të çojë në një presion të ri mbi Iranin për të liruar shtetas të tjerë të huaj të ndaluar, përfshirë çiftin britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët u dënuan me 10 vjet burg për spiunazh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë

Kina lëshoi ​​të mërkurën një raketë bartëse Long March 12 për të dërguar një grup satelitësh interneti në hapësirë, raportuan media shtetërore. Raketa u lançua...
10:46 | 17/06/2026

Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale

Kryeministri kanadez Mark Carney bëri thirrje për diversifikim më të madh të energjisë dhe tregtisë globale, duke paralajmëruar se varësia nga korridore strategjike si Ngushtica...
10:42 | 17/06/2026

Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare...
09:36 | 17/06/2026