Champions League: PSG triumfon ndaj Liverpool, Barcelona ndëshkohet nga Atletico

9 Prill 2026 | 09:26

Mbrëmjen e së mërkurës dhe të martës, u zhvilluan ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League, ku spektakli dhe rezultatet e papritura nuk munguan.

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore përballë Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës angleze. Në minutën e 11, Desire Doue shënoi për parizienët, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia vulosi rezultatin 2-0 në minutën e 65.

Liverpool do të përpiqet për një mrekulli në ndeshjen e kthimit më 14 prill në “Anfield”, për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions.

Rezultati: PSG 2-0 Liverpool – Golat: Doue 11′, Kvaratskhelia 65′

Në “Camp Nou”, Barcelona luajti me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje dhe u mund nga Atletico Madrid 0-2. Julian Alvarez shënoi në minutën e 45 nga goditja e dënimit, ndërsa Sorloth vulosi rezultatin në minutën e 70 pas një topi të Ruggeri në zonë.

Kartoni i kuq për Cubarsi në minutën e 44 e vuri Barcelona-n në disavantazh, duke i bërë më të vështirë përmbysjen në ndeshjen e kthimit.

Rezultati: Barcelona 0-2 Atletico Madrid – Golat: Alvarez 45′, Sorloth 70′

Klasika e parë evropiane për çerekfinalet mes Real Madrid dhe Bayern Munich u mbyll me fitoren e bavarezëve 2-1 në “Santiago Bernabeu”. Luiz Diaz hapi rezultatin në minutën e 41 pas asistit të Serge Gnabry, ndërsa Harry Kane dyfishoi avantazhin në pjesën e dytë. Kylian Mbappe shkurtoi diferencat për Realin në minutën e 74, por nuk mjaftoi për të shmangur disfatën.

Ndeshja e kthimit do të vendosë përfundimisht se cili ekip do të kalojë në gjysmëfinale.

Rezultati: Real Madrid 1-2 Bayern Munich – Golat: Diaz 41′, Kane 47′, Mbappe 74′

Arsenal 1-0 Sporting Lisbon

Në ndeshjen tjetër, Arsenali mposhti Sportingun e Lisbonës minimalisht me golin vendimtar në minutën e 91 nga Kai Havertz, pas asistit të Martinellit. Ky rezultat i jep londinezëve një avantazh të vogël për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Londër.

Rezultati: Arsenal 1-0 Sporting Lisbon – Goli: Havertz 91′

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 14 dhe 15 prill, duke vendosur përfundimisht skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale të Champions League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026