Pashkët ortodokse, rritet fluksi në Kakavijë

9 Prill 2026 | 12:48

Afrimi i festës së Pashkës ortodokse ka rritur fluksin e lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin me Greqinë.

Tradicionalisht, bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj kthehen në vendlindje për të kaluar Pashkët pranë familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë përpunuar 6.279 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.821 në hyrje dhe 2.458 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2.431 mjete, nga të cilat 1.545 në hyrje dhe 886 në dalje.

Gjatë ditës së enjte, në sportelet e kontrollit të dokumenteve nuk janë konstatuar radhë të gjata pritjeje në kufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026