Nga negociatat e Shqipërisë në BE deri tek komentet për politikë! Gonzato flet ekskluzivisht për Euronews Albania
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, flet për fazën aktuale të integrimit të Shqipërisë, duke e cilësuar si një moment kritik dhe një mundësi që nuk duhet humbur.
Për gazetaren Mirela Milori, ambasadori komenton raportimet për bllokim të procesit nga nëntë shtete anëtare të BE-së. Ai thotë se “negociatat vazhdojnë” dhe “nuk mendoj se mund të flasim për bllokime”.
Diplomati i BE shprehet se Komisioni Evropian ka dhënë një vlerësim teknik pozitiv, por tani vendimmarrja u takon shteteve anëtare, të cilat po diskutojnë standardet përmbyllëse për grupin e kapitujve.
Ambasadori shpreh mbështetjen për institucionet e drejtësisë dhe vlerëson punën e SPAK, ndërsa komenton edhe përplasjet mes mazhorancës dhe drejtësisë. Për herë të parë, Gonzato komenton edhe akuzat personale të kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj tij.
Intervistën e plotë të ambasadorit të BE-së, dhënë gazetares Mirela Milori, mund ta ndiqni në orën 19:45.
Eric Wendt kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Çejku: Një kandidaturë shumë e mirë
Analisti komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces
Braçe kundër ‘Diellës’: Nuk e jap votën për ministra me AI
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane