Ambasada e SHBA në Tiranë zbardh takimin mes gjeneralit amerikan dhe Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social X, ka bërë të ditur këtë të premte se Gjenerali i Brigadës Chris McKinney i Komandës Evropiane të SHBA-së ka zhvilluar këtë javë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas njoftimit, gjenerali amerikan është takuar me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, si dhe me udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada bënë të ditur se diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit Pan-Evropian VIII, si dhe në progresin mbresëlënës të Shqipërisë në kapacitetet e mbrojtjes kibernetike.
Gjithashtu, e pranishme në këtë takim ishte edhe e dërguara e SHBA-së në vendin tonë, Nancy Vanhorn.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)