1 në 3 të rritur nuk bëjnë aktivitet fizik, OBSH: Inaktiviteti ndikon negativisht në shëndet
Aktiviteti fizik është një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin, por një pjesë e madhe e popullsisë në botë vijon të jetë joaktive. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH-së, 31% e të rriturve dhe deri në 80% e adoleshentëve nuk përmbushin nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik.
Ekspertët theksojnë se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rënda, si ato kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri, ndërsa redukton edhe simptomat e depresionit dhe ankthit.
Përfitimet janë të shumta në çdo moshë. Tek fëmijët dhe të rinjtë ndihmon në zhvillimin e kockave dhe muskujve, ndërsa tek të moshuarit përmirëson lëvizshmërinë dhe ul rrezikun e rrëzimeve dhe problemeve të shëndetit mendor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka si objektiv global uljen e pasivitetit fizik me 15% deri në vitin 2030, pasi kostoja për sistemet shëndetësore nga mungesa e aktivitetit fizik vlerësohet të arrijë rreth 300 miliardë dollarë në dekadën aktuale.
Specialistët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë për të rriturit dhe 60 minuta në ditë për fëmijët.
Ekspertët këshillojnë që aktiviteti fizik të bëhet pjesë e përditshmërisë: përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit, zëvendësimi i makinës me ecje ose biçikletë për distanca të shkurtra, si dhe reduktimi i kohës së qëndrimit ulur.
Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën
Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë
JD Vance mbërrin në Zvicër, sot bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit
- 14:20 Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
- 14:05 Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
- 12:53 Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë