Peka: Roli i J. D. Vance në negociatat me Iranin mund të ndikojë në garën presidenciale në SHBA

11 Prill 2026 | 21:23

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Avenir Peka komentoi për negociatat SHBA–Iran, duke theksuar se fokusi i këtyre bisedimeve nuk është Ngushtica e Hormuzit, por çështje shumë më të thella strategjike që lidhen me ekuilibrat e rinj në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, prania dhe roli i zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance në proceset e rëndësishme diplomatike mund të ketë edhe një peshë politike për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të jetë një nga kandidatët e mundshëm të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Ai shtoi se përfshirja e tij në këto negociata tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e lartë të procesit, i cili sipas tij nuk mund të dërgohet në një situatë dështimi diplomatik. Sipas tij, Hormuzi nuk përbën elementin kryesor të negociatave, por një “biprodukt të përkohshëm”, ndërsa marrëveshja që po diskutohet pritet të ndikojë për dekada në raportet SHBA–Iran dhe në arkitekturën e re të rajonit.

Sipas tij, roli i Iranit, Turqisë dhe vendeve të Gjirit do të ndryshojë ndjeshëm pas konfliktit, ndërsa Ngushtica e Hormuzit do të humbasë gradualisht rëndësinë e saj strategjike si rrugë kyçe e tregtisë globale të energjisë.

“Nuk është Hormuzi elementi kryesor i negociatave se lufta nuk është bërë për Hormuzin. Hormuzi është një biprodukt që është i përkohshëm. Pas pesë vjetësh Hormuzi do jetë tërësisht irrelevant në tregtinë botërore. Dhe ta them sepse elementet kryesor që negociohen është një paqe ose një raport midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit që do firmoset sot dhe do vazhdojë për dekadat e ardhshme. Është një Lindje e Mesme që do prodhojë një Lindje të Mesme të re, që do jetë tërësisht e ndryshme nga çka qenë deri tani. Do krijohen ndryshim kufijsh… jo ndryshim kufijsh… dua të them edhe këtë: armët bërthamore të Iranit. A është lufta për atë? Për ato është bërë lufta dhe sot kur dalin flasin këta gazetarët që nxjerrin lajme nga brenda nuk përmendin emrat bërthamorë. Pse? Sepse është çështje për të cilën është rënë dakord para se të shkosh aty. Aty ka edhe fate personale të varura. Zëvendëspresidenti J. Vance ikën nga Islamabadi ose si kandidati për president republikan në 2028-n, ose personi që humbi shansin të jetë kandidat për president. Një nga misionet më të rëndësishme të tij. Të paktën kështu është komentuar edhe në media ky takim i sotshëm. Po sigurisht, sepse ai nuk shkon në një vend ku mund të dështojë, ose presidenti nuk e çon në një vend ku mund të dështojë. Produkti i këtyre bisedimeve, i këtyre negociatave, është produkti që do jetë ngjarja më konsekuenciale, ndoshta më e rëndësishme edhe sesa shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Pse? Sepse Lindja e Mesme do jetë krejt tjetër. Do jetë krejt tjetër për shkak të projektit që ka administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me partnerët. Lufta fizike mbaron shpejt, por roli i këtyre vendeve nuk mbaron shpejt. Roli i Turqisë si vendi më i fuqishëm në rajon do përcaktohet, roli i vendeve të tjera gjithashtu. Lindja e Mesme nuk do jetë më e njëjtë. Dhe pas kësaj, Ngushtica e Hormuzit nuk do ketë më rolin që ka sot, sepse do krijohen linja alternative të transportit të energjisë.

Ai theksoi se përdorimi i mundshëm i Hormuzit si instrument presioni ekonomik nga Irani është një mekanizëm i përkohshëm dhe i paqëndrueshëm, pasi vendet e rajonit do të kërkojnë alternativa të reja për transportin e energjisë.

“Askush nga këto vende nuk do të rrijë më në varësi të Hormuzit… dhe pas kësaj lufte, kanali i ngushticës nuk do ta ketë më atë rol që kishte tani”, tha Peka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026