Kryenegociatori i Iranit pas dështimit të negociatave: SHBA nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin e Teheranit në bisedimet me Pakistanin, tha se tani ishte koha që SHBA-të “të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo”.
Në një postim në X, Ghalibaf thotë se ai theksoi para negociatave se Irani kishte “besim dhe vullnet të mirë”, por për shkak të përvojave të tij në dy luftërat e mëparshme, ai “nuk kishte besim te pala kundërshtare”.
Ai tha se delegacioni iranian “ngriti iniciativa që shikojnë përpara, por pala kundërshtare në fund të fundit dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”.
“Kolegët e mi në delegacionin iranian paraqitën iniciativa të orientuara drejt së ardhmes, por pala tjetër në fund nuk arriti të fitojë besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash. Amerika i ka kuptuar logjikën dhe parimet tona, dhe tani është momenti që ajo të vendosë nëse mund ta fitojë besimin tonë apo jo.
Ne e konsiderojmë çdo proces negociues si një tjetër formë të diplomacisë së fuqisë, krahas përballjes ushtarake, për të mbrojtur të drejtat e kombit iranian, dhe nuk do të ndalemi asnjë çast në përpjekjet tona për të konsoliduar arritjet e dyzet ditëve të mbrojtjes kombëtare të Iranit.
Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për përpjekjet e vendit mik dhe vëllazëror, Pakistanit, në lehtësimin e procesit të këtyre negociatave, dhe u dërgoj përshëndetje popullit pakistanez.
Irani është një trup me 90 milionë shpirtra; për të gjithë popullin heroik iranian, i cili, duke ndjekur këshillat e Udhëheqësit Suprem dhe duke dalë në rrugë, mbështeti bijtë e tij dhe na përcolli me bekime, për këtë u jam mirënjohës. Ndërsa kolegëve të mi në këto negociata intensive 21-orëshe u them: bravo, Zoti ju forcoftë.
Rroftë dhe qoftë i përjetshëm Irani ynë i dashur!”, ka shkruar ai.
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve