Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet që po zhvillohen në Pakistan, duke u shprehur skeptik për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme.
Sipas tij, fakti që ende nuk ka një deklaratë zyrtare, tregon qartë se negociatat po zhvillohen në një klimë të vështirë.
“Akoma nuk kemi një deklaratë, kjo tregon që bisedimet po bëhen shumë të vështira dhe nuk është e lehtë. Ndoshta mund të shtyhen. Besoj që këto bisedime do të vijojnë dhe do të ketë edhe të tjera”, u shpreh ai.
Ish-ambasadori theksoi se nuk është shumë optimist për një rezultat të madh, duke sjellë në vëmendje edhe precedentët e mëparshëm. Ai përmendi se edhe gjatë presidencës së Donald Trump janë bërë përpjekje për marrëveshje më të vogla, por pa sukses të plotë.
Megjithatë, ai vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së një delegacioni të nivelit të lartë amerikan në këto bisedime, duke e konsideruar këtë si një sinjal pozitiv për seriozitetin e procesit.
Në përfundim, Çejku theksoi se edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje konkrete mbi çështjet kryesore, një rezultat minimal i mundshëm mund të jetë shtyrja e afatit të armëpushimit.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti