Vetëm 174 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, 8 infektime të reja në 24 orë

20 Qershor 2021 | 16:14

Të dhënat më të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se janë zbuluar vetëm 8 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e mbi 2 mijë testeve në 24 orët e fundit.

Por, gjatë ditës së fundit mes pacientëve me coronavirus ka pasur një humbje jete duke e çuar në total numrin e fataliteteve që prej fillimit të pandemisë në 2 252 raste.

Prej disa javësh Kosova ka njohur rënie të rasteve të reja dhe aktualisht janë vetëm 174 raste aktive me COVID-19.

Në përmirësimin e kësaj situate duket se ka ndikuar dhe vaksinimi, pasi deri tani në të gjithë vendin janë injektuar mbi 133 mijë doza.

Gjithsesi numri i personave që kanë marrë të dy dozat mbetet i vogël, vetëm 17 811 qytetarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026