KED ndalon kandidimin e Alaudin Malajt për anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vendosur zyrtarisht ndalimin e kandidimit të Alaudin Malajt për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi lidhet me vendin vakant të shpallur nga Institucioni i Presidentit të Republikës më datë 31 tetor 2025.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërje të plotë të anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të mërkurën, më datë 15.04.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.
Pas prezantimit të relacioneve të përgatitura nga relatorët, për kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante të shpallura nga Institucioni i Presidentit të Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
Ndalimin e kandidimit të z. Alaudin Malaj, për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës, me datë 31.10.2025”, thuhet në vendimin e marrë sot nga KED.
Alaudin Malaj ka qenë ish-kryetar në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Pesë vite më parë, për shkak të dorëheqjes para vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pranoi dorëheqjen e tij, vendosi ndalimin e emërimit të Malajt në sistemin e Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja