Papa mesazh nga Kameruni: Zoti nuk përkulet nga qëllimet ushtarake dhe politike
Papa Leone XIV ka përcjellë sërish një mesazh kundër luftërave, duke theksuar se Zoti nuk duhet përkulur ndaj qëllimeve ushtarake dhe politike.
“Udhëheqësit e luftës bëjnë sikur nuk e dinë se një çast është i mjaftueshëm për të shkatërruar, por shpesh një jetë e tërë nuk është e mjaftueshme për të rindërtuar. Mjerë ata që i përkulin fetë dhe vetë emrin e Zotit për objektivat e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike, duke e zvarritur atë që është e shenjtë në atë që është më e ndyrë dhe më e errët.”, tha Papa.
Ky mesazh u përcoll nga Katedralja e Shën Jozefit në qytetin e Bamendës, në veriperëndim të Kamerunit, ndalesa e tij e fundit në turneun e tij afrikan.
Bamenda është një nga dy rajonet anglofone të përfshira në një konflikt dhjetëvjeçar për pavarësi që shpërtheu në fund të vitit 2016. Por në përgjithësi, Kameruni ka qenë skenë tensioni dhe dhune vitet e fundit, duke prekur rajone.
Një ditë më parë, Papa u shpreh gjithashtu kritik teksa tha se bota është shkatërruar nga një grusht tiranësh, ndërsa bëri thirrje për solidaritet.
Komentet e tij publike vijnë në një kohë kur Ati i Shenjtë është përplasur publikisht me presidentin e SHBA Donald Trump, teksa ky i fundit e cilësoi si “të dobët dhe të tmerrshëm në politikën e jashtme”, duke kundërshtuar kritikat e Papës për luftën në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh në Iran.
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla