FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, pret shtrenjtim çmimesh

19 Prill 2026 | 13:25

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind deri në fund të vitit. Ky parashikim është 0.2 për qind më i ulët nga vlerësimi i mëhershëm, ai i tetorit 2025.

Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4 për qind që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2 për qind në vlerësimin e ri.

Rishikimi në ulje vjen në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe pasigurive që janë shtuar si rrjedhojë e luftës në Lindjen e Mesme, e cila ka goditur tregjet globale të energjisë.

Në këto nivele, vendi ynë renditet pas Kosovës në rajon e cila do të ketë rritje 3.6%, ndërsa rënien më të madhe në pritshmëritë ekonomike shënon Serbia, me 2.8%.

Parashikimi i FMN qëndron në të njëjtën linjë me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore, ndërsa Ministria e Financave ka pritshmëri më të larta, teksa deklaron se ekonomia do të rritet në rreth 4 për qind.

Ndërkohë, duke iu referuar çmimeve ne tregje, FMN pret rritje të inflacionit  deri në 3.7%  këtë vit, nga 3% që programonte 6 muaj më parë.

Në nivel global, FMN thotë se barra më e madhe ekonomike pritet të bjerë mbi vendet e përfshira në konflikt dhe mbi ekonomitë më të brishta, veçanërisht vendet në zhvillim që importojnë lëndë të para energjetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Durrësi mbushet me turistë, por përfitimet nga bizneset lokale mbeten të kufizuara

Durrësi po përjeton një tjetër sezon me rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Vizitorë nga Polonia, Çekia, Gjermania dhe Franca kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...
17:53 | 10/06/2026

INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj

Menaxherët dhe drejtuesit e institucioneve apo bizneseve vijojnë të kryesojnë listën e profesioneve më të paguara në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në...
15:30 | 10/06/2026

Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik

Tregu i punës në Shqipëri ka dhënë sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar...
15:26 | 10/06/2026