Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

10 Qershor 2026 | 22:40

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit.

Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte shpallur në kërkim që prej 25 majit, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil.

Deri tani, në kuadër të kësaj çështjeje janë arrestuar 8 ish-efektivë të Policisë së Sarandës.

Dy prej tyre, përfshirë ish-shefin e komisariatit, ndodhen në burg me afat 30-ditor dhe pritet t’u rivlerësohet masa e sigurisë në ditët në vijim ndërkohë, 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026