Operacion tjetër për ndërtimet pa leje në Sarandë, dhjetëra urdhër-arreste për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar këtë të hënë dhjetëra urdhër-arreste ndaj efektivëve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarëve lokalë si dhe biznesmenëve apo ndërtuesve, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil ndërsa një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë në zonë.
Deri tani mësohet se janë ekzekutuar vetëm 3 urdhër-arreste, konkretisht 2 efektivë të Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen. Ndërkohë, kontrollet në banesa dhe ambiente të tjera vijojnë me qëllim ekzekutimin e urdhër-arresteve të mbetura.
Nga burime bëhet me dije se të arrestuarit janë Kristofor Shkrepa, inspektor i policisë së zonës në Ksamil, efektivi i Komisariatit të Sarandës Kastriot Satka si dhe biznesmeni A.P, pronar i një hoteli në Sarandë.
Ndërkohë vijon kërkimi për oficerin Irakli Koçiaj ndërsa priten zhvillime të tjera lidhur me ekzekutimin e urdhër-arresteve të mbetura nga ky operacion.
Në kërkim janë shpallur gjithashtu 4 punonjës të IMT Eduart Veli, Ilia Gjika, Romelio Kadëna dhe Elvis Memushi.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë