Përplasi për vdekje 81-vjeçarin dy ditë më parë në aksin “Fushë Milot-Skuraj”, vetëdorëzohet në polici autori

20 Prill 2026 | 11:58

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, ku për pasojë humbi jetën një 81-vjeçar, këtë të hënë është vetëdorëzuar në polici autori i aksidentit.

Sipas raportimeve të policisë, pas identifikimit, është vetëdorëzuar shtetasi A. M., 58 vjeç, i cili me automjetin e tij tip “Volkswagen” përplasi për vdekje 81-vjeçarin.

“Shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës “Milot–Morinë”, në vijim të  veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit H. K., 81 vjeç, ndodhur më datë 18.04.2026, në aksin rrugor “Fushë Milot–Skuraj”, bënë të mundur identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Po në kuadër të veprimeve ndaluan shtetasin  A. M., 58 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte identifikuar si autor i rastit.

Ky shtetas u vetëdorëzua pas identifikimit nga ana e policisë.

Gjithashtu, u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin i ndaluari përplasi 81-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të kodrinave të Qafë Thanës para pak minutash. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e...
11:58 | 20/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
11:57 | 20/07/2026

Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)

Teksa deputetët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë pritur duke hedhur vezë në drejtim të mjeteve të tyre. Ata gjithashtu kanë bërë...
11:45 | 20/07/2026