“Spiropali nuk është provuar me votë”, Kikia: Shqiptarët besojnë lehtë por duhet të hiqet “makiazhi”

20 Prill 2026 | 19:54

Analisti Mentor Kikia i ftuar në “Euronews Tonight” me Mirela Milorin ka folur lidhur me situatën në Partinë Socialiste ndërsa në fokus ishte deputetja e PS, Elisa Spriropali dhe reagimet e saj. Kikia u shpreh se politika nuk bëhet me statuse dhe se duhet të zhvishet nga çdo përgjegjësi. Ndër të tjera ai shtoi se shqiptarët besojnë lehtë por theksoi se ajo si politikane nuk është provuar me votë.

“E para, politika nuk bëhet me me statuse. Spiropali nuk është nga ato politikanë që është provuar me votë. Meqë përmendëm Braçën, Braçe ka treguar që kudo ku ta hedhësh, ai mandatin e vet e merr.

Çështja e Shkodrës është një çështje që s’besoj që po ta pyesësh tani Ramën ka të njëjtin mendim qoftë edhe për këto arsye. Atëherë i duhesh, por unë besoj që qytetin e përmbysi vetë Benet Beci, i cili arriti të luajë fort me profilin e një njeriu pa mbështetje shumë socialiste, por duke e marrë votën e socialistëve, por duke u shitur më shumë si një intelektual i pavarur, si një kryetar i pavarur e kështu me radhë.

Por do duhej që ta nisësh këtë rrugëtim duke zbritur njëherë në tokë. Shqiptarët të besojnë lehtë, ky është problemi, i mirë apo i keq, por në këtë rast mund të konsiderohet i mirë. Që shqiptarët të besojnë lehtë, por do duhet të heqësh të gjithë makiazhin, të zhvishesh nga çdo përgjegjësi.

Në rastin e Spiropalit, në mos të zhvishet thjesht të kërkojë thashë ajo ndjesa për mua është absolutisht shumë e rëndësishme sepse një në tre njerëz i thotë ti je një nga këta, ti je pjesë e kësaj, ti e bëre këtë gjënë dhe ti sot po ankohesh sepse makineria që ti ngrite të është vënë përsipër dhe po ti po kërkon ndihmë tani. Kështu që nuk është kaq lehtë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026