Hapen aplikimet për kredi të buta në Bashkinë Tiranë, regjistrimi përmes e-Albania

21 Prill 2026 | 19:13

Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për strehimin e familjeve përmes kredive te buta. Në fazën e parë, që zgjat deri në 19 maj, të interesuarit duhet të aplikojnë përmes platformëS E-Albania. 

Bashkia Tiranë ka hapur thirrjen për kreditë e buta për vitin 2026, duke përcaktuar kriteret, afatet dhe nivelet e të ardhurave për qytetarët që synojnë të përfitojnë nga skemat e strehimit social.

Afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet në 19 maj, ndërsa, bashkia ka përditësuar edhe nivelet e kreditimit për çdo strukturë familjare. Aplikimi kryhet përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social” në e-Albania, ku aplikanti duhet të përzgjedhë formën e trajtimit sipas preferencës, përfshirë edhe programin e banesave me kosto të ulët.

Kriteret bazë për përfitim parashikojnë që aplikanti të jetë mbi 18 vjeç, familja të mos ketë në pronësi një banesë, të jetojë në kushte nën normat e strehimit dhe të ketë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar. Për një individ të vetëm që aplikon për garsoniere, niveli maksimal i të ardhurave është 83,200 lekë, ndërsa vlera maksimale e kredisë arrin në 5,860,000 lekë.

Për familjet me dy persona që aplikojnë për apartamente 1+1, të ardhurat maksimale janë 111,200 lekë dhe kredia deri në 7,17,000 lekë. Për familjet me 3-4 persona që synojnë një apartament 2+1, kufiri maksimal i të ardhurave shkon në 148,000 lekë dhe kredia deri në 10,600,000 lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026