Rriten rastet alergjike në Elbasan, shkak polenet dhe pluhuri në ajër
Stina e pranverës, me gjelbërimin dhe lulëzimin e saj, po shoqërohet edhe me rritje të rasteve alergjike. Në Elbasan, mjekët raportojnë çdo ditë pacientë me simptoma të shkaktuara kryesisht nga polenet dhe pluhuri në ajër.
“Me ardhjen e stinës së pranverës është shtuar numri i rasteve të pacientëve që paraqiten me simptoma alergjike. Numri i rasteve varion nga dita në ditë, por afërsisht 4-5 raste paraqiten me simptoma alergjike, sidomos këto muaj nga marsi dhe besoj deri me përfundimin e çeljes së luleve.
Shkaktari kryesor i alergjisë janë polenet. Polenet që ne nuk i shmangim dot kudo që jemi, në rrugë, në ambiente të brendshme. Ky është shkaktari kryesor, por edhe pluhuri dhe faktorët ambientalë ndikojnë në shfaqjen e simptomave alergjike”, tha mjekja Erilda Ndreka.
Edhe pse shpesh neglizhohet, alergjia mund të sjellë komplikacione nëse nuk trajtohet në kohë. Më të rrezikuarit janë fëmijët dhe të moshuarit, të cilët shpesh i ngatërrojnë simptomat me viroza të zakonshme.
“Grupmoshat më të prekura janë të gjitha, por me shumë kujdes, them, duhet të kemi tek moshat fëmijërore dhe tek grupmoshat e treta, sepse shumë shpesh neglizhohen dhe ngatërrohen simptomat me një virozë të thjeshtë respiratore, kështu që po të jetë alergji do tjetër mjekim dhe ky është sekreti i efektit të mjekimit”, thekson ajo.
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për personat që kanë histori alergjish.
“Këshillat e mia si mjeke familjeje është të shmangin, sidomos kur pacienti e di kur simptomat alergjike i paraqiten, të paraqitet tek mjeku për ta kuptuar, të qëndrojë sa më pak në ambientet e hapura, sidomos kur shkaktari është poleni, ose të shmangë hapjen e dritareve kur ka pluhur ambienti,” shtoi ajo.
Një nga sfidat kryesore për mjekët mbetet identifikimi i saktë i shkaktarit, për shkak të faktorëve të shumtë ambientalë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)