Ndryshimet klimatike po shtojnë sëmundjet, ekspertët: Duhen masa urgjente

22 Prill 2026 | 13:35

Vdekjet nga i nxehti, përhapja e sëmundjeve infektive dhe pasiguria ushqimore janë në rritje në Europë, ndërsa reagimi politik dhe ndërgjegjësimi publik mbeten prapa. Ky është përfundimi i raportit të ri i Lancet për ndryshimet klimatike dhe shëndetin.

Sipas raportit, ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndet po përshpejtohen, ndërsa masat për t’i përballuar nuk po ecin me të njëjtin ritëm. Në periudhën 2015–2024, pothuajse të gjitha rajonet europiane kanë regjistruar rritje të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta, krahasuar me vitet 1991–2000. Paralajmërimet për valë të të nxehtit janë rritur me 318%.

Ekspertët thonë se ekspozimi i shtuar ndaj temperaturave të larta po çon në më shumë raste sëmundjesh nga i nxehti, çrregullime të gjumit, përkeqësim të sëmundjeve kronike dhe probleme gjatë shtatzënisë. Ndërkohë, ndotja e ajrit vazhdon të lidhet me rritje të sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

Raporti evidenton edhe pasojat indirekte, si rritja e pasigurisë ushqimore për shkak të thatësirave dhe temperaturave në rritje. Vetëm në vitin 2023, mbi një milion persona më shumë në Europë janë prekur nga mungesa e ushqimit, krahasuar me mesataren e viteve 1981–2010.

Të gjendur në këto kushte ekpsertët bëjnë thirrje për veprim urgjent, duke theksuar se investimet në energji të pastër, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mbrojtja e grupeve më të rrezikuara mund të sjellin përfitime të menjëhershme për shëndetin e popullatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026