VIDEO/ Mbërrijnë dy kroçierat e para të sezonit turistik në Durrës
Në Portin e Durrësit kanë mbërritur dy kroçiera duke shënuar hapjen e sezonit turistik ndërsa kanë sjellë qytetarë nga vende të ndryshme të botës, të cilët pritet të vizitojnë qytetin dhe zonat përreth.
Kroçera me flamur belg, mbërriti rreth mesditës me 95 pasagjerë dhe 49 anëtarë ekuipazhi në bord. Ajo është me një gjatësi prej 110.65 metrash dhe gjerësi 11.09 metra ndërsa vjen nga porti i Igumenicës në Greqi dhe, pas një ndalese njëditore në vendin tonë, do të vijojë itinerarin drejt Dubrovnikut në Kroaci.
Ndërkohë, kroçera me flamur të Saint Vincent & Grenadines, mbërriti në orët e para të mëngjesit me 48 turistë dhe 29 anëtarë ekuipazhi. Ajo është me gjatësi 68.10 metra dhe gjerësi 10.10 metra ndërsa erdhi në portin më të madh të vendit pas ndalesës në Kotor të Malit të Zi dhe do të vijojë më tej itinerarin drejt Vlorës.
Durrësi konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si një nga ndalesat e rëndësishme në hartën e turizmit detar mesdhetar, duke mirëpritur anije turistike që përfshijnë Shqipërinë në itineraret ndërkombëtare dhe duke forcuar rolin e tij si portë hyrëse për vizitorët e huaj.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta