Skema të reja për fermerët, ministri Salla për Euronews Albania: Do i mbështesim me buxhete

22 Prill 2026 | 15:23

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një lidhje live në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me Javën e Bujqësisë dhe skemat e reja për fermerët. Salla gjatë fjalës së tij u shpreh se ndodhen në terren.

Ai theksoi se po zhvillojnë bisedime me fermerët lidhur me skemën kombëtare. Ministri thekson se kjo është një skemë gjithëpërfshirëse dhe se është përshtatur me të gjitha ato çfarë kanë sugjeruar fermerët në të gjithë bashkitë.

“Kemi qenë në çdo bashki me fermerët dhe tashmë do të vazhdojmë përsëri për t’i orientuar ata që të aplikojnë drejt skemës tonë kombëtare në mënyrë që të bëhen pjesë e buxhetit tonë të cilët ne i kemi akorduar 52 milion euro nga AZHBR, që është institucioni jonë për të aplikuar fermerët.

Duke diskutuar me ta faktikisht kemi dalë edhe në disa problematika të tjera që ne i reflektojmë herë pas here për t’i buxhetuar mund të themi edhe ndaj bashkive cilat janë ato probleme në vaditje apo në kullime”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri tha se një nga problematikat është vaditja. Ai u shpreh se kanë akorduar një buxhet dhe se janë në fazën e shpërndarjes së fondeve.

“Ne e kemi akorduar tashmë një nga buxhetet për bashkitë të cilët kanë aplikuar pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe jemi në fazën e shpërndarjes së fondeve atje ku zonat janë prioritare dhe kanë problematika ndër vite mund të themi apo zona të cilët janë të pambuluara për për vaditjen e zonave të caktuara dhe ajo që është më e rëndësishme është krijimi i SHBB-ve të përbashkëta për ta çuar në një tjetër nivel bujqësinë shqiptare”, tha ai ndër të tjera.

Ministri tha se është e rëndësishme që fermerët të grumbullojnë faturat. Sipas tij, duhen vetëm faturat ndaj fermerëve në mënyrë që t’i mbështesin me buxhete që ata të investojnë akoma më tepër në fermat e tyre apo në biznese të cilët janë në bujqësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026