Zjarri te “Farmacia 10”, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton ndihmën financiare për familjet e prekura
Këshilli Bashkiak Tiranë ka miratuar ndihmën financiare për familjet e prekura nga zjarri te pallati në rrugën e Dibrës. Mësohet se 40 mijë lekë në muaj do të jetë kompensimi për të paktën 30 familje, si bonus qiraje në banesat ku do jetojnë përkohësisht.
“Për fat të mirë nga verifikimet nuk pati asnjë humbje apo lëndim serioz për jetë. Por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në strukturat e banimit dhe ka bërë thuajse të papërdorshme për banim një numër të konsiderueshëm apartamentesh, çka ka krijuar një nevojë urgjente për strehim për familjet e prekura.
Ndërhyrja jonë për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare është jo vetëm e bazuar në ligj, por edhe domosdoshmëri për garantimin e mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve të prekur. Masa e propozuar e ndihmës do të bazohet në vlerat maksimale të subvencionit për zonën B të territorit të Tiranës, që është 40,000 lekë në muaj për secilën familje në nevojë.
Projekt-vendimi që propozojmë është i bazuar dhe proporcional me kërkesën për zbutjen e pasojave emergjente dhe garanton se Bashkia Tiranë merr përgjegjësitë e saj për mbështetjen sociale të atyre qytetarëve që u prekën direkt nga kjo ngjarje tragjike”, deklaroi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje