Aksidenti hekurudhor në Danimarkë, shkak dyshohet një gabim njerëzor! 5 të plagosur në gjendje kritike
Pesë persona të plagosur rëndë po trajtohen në një spital të Kopenhagenit pas përplasjes ballore midis dy trenave që u regjistrua të enjten 40 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit. Nga ky aksident u plagosën 18 persona.
Sipas një eksperti hekurudhor, megjithëse hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, ka shumë të ngjarë që incidenti të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, ku njëri nga dy shoferët nuk e ka parë semaforin e kuq dhe ka vazhduar rrugën e tij.
Përplasja ballore shkaktoi dëme të rënda në pjesën e përparme të dy trenave të verdhë dhe gri, me kabinat e deformuara plotësisht nga përplasja, dhe xhamat e përparmë dhe dritaret e thyera.
Komuna e Hillerod aktivizoi një shërbim ndihme për të akomoduar pasagjerët e padëmtuar dhe të afërmit e tyre.
Kryetarja e bashkisë së qytetit fqinj të Gribskov, Trine Egetved sqaroi se disa nga të plagosurit u dërguan në spital me helikopter.
“Shumë banorë të Gribskov, punëtorë dhe studentë po udhëtojnë me këtë tren. Shërbimet e emergjencës po punojnë intensivisht dhe ne po përpiqemi, në nivel qendror, të krijojmë një ide të saktë për atë që ka ndodhur dhe të sigurohemi që të gjithë të marrin ndihmën që u nevojitet”, tha ajo.
Aksidentet hekurudhore janë të rralla në Danimarkë, por në vitin 2019, një përplasje treni pasagjerësh rezultoi në tetë vdekje dhe 16 të plagosur. Në gusht 2025, një person u vra pasi një tren u përplas me një automjet bujqësor.
Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz
Evropa e gatshme të marrë rol udhëheqës në bisedimet për paqen në Ukrainë
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët